Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka porositur qytetarët që t’u përmbahen rregullave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Zemaj tha se kemi dëshmuar se sa herë që kemi qenë bashkë, kemi fituar dhe se edhe në luftën kundër COVID-19, pashmangshëm do të dalim fitues.
“Të vazhdojmë fuqishëm, secili në përgjegjësitë që kemi, qeveria, policia, inspektoratet, spitalet, qytetarët dhe të gjithë akterët tjerë, bashkë kundër pandemisë.Zëri i ekspertëve të vazhdoj të jetë zëri i vetëm që duhet të dëgjohet, vendimet e institucioneve duhet të respektohen dhe secili prej nesh, t’i zbatojë ato.Ta mbrojmë veten dhe të afërmit, të mbrojmë shëndetin publik dhe ta ndihmojmë shtetin”, tha Zemaj.
Ministri Zemaj deklaroi se shteti duhet të jetë i hapur, nxënësit duhet të vazhdojnë të vijojnë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë punën, që qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar.
“Andaj, të jemi të kujdesshëm dhe ta mundësojmë funksionimin e hapur të shtetit për të gjithë.Ndërsa për ata që shkelin masat anti Covid- 19, duhet të zbatohet në përpikmëri Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit.
Bashkë ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!”, shtoi Zemaj.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...