Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka quajtur veprim të ulët gjuajtën me ve të kryeministrit Mustafa gjatë fjalimit të tij në Kuvend.
Sipas tij, VV dhe opozita nuk kanë pasur guxim që veprime të tilla të kryenin sa ishte kryeministër Hashim Thaçi.
“Kur ka raportu Hashim Thaci jo që nuk keni guxu me gju me vo e me ju afru, po as me këqyrë me sy, kurse tash e keni gjete ni Isa Musafë i cili është akademik dhe ju toleron”, i tha Zemaj, Albulena Haxhiut gjatë debatit në Info Magazine.
Deputeti i LDK-së, po ashtu, shtoi se veprimet e deputetëve të LDK-së kanë qenë shumë të përmbajtura, duke mohuar kështu akuzat e VV’-ë se deputeti Naser Osmani është kundërpërgjigjur duke gjuajtur me gotë deputetët e opozitës.
“E kemi tejkaluar edhe vetveten. ka qenë një veprim naiv se nuk keni pas argumente për debat”
Ndërsa ka mbrojtur veprimin e deputetëve që vijnë nga partia e tij.
“Veprimi i deputetëve të LDK-së ka qenë edhe i matur. Nuk i kanë vrejtë as veprimet e veta, edhe të kish ndodhur diçka do të ishte në afekt duke e parë një veprim aq skandaloz sidomos nga shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca”, tha Zemaj.
Zemaj pohon se në gjithë këtë dyshon se ka gisht edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Sipas Zemajt, Veseli e keqmenaxhoi situatën dhe gjendjen në seancën plenare dhe dyshon se e ka bërë qëllimisht.
“Nuk e di nëse e bëri me qëllim, por kam dyshimet e mia. Kryetari është dashur ta menaxhojë më mirë situatën, duke ftuar sigurimin ta mbrojë kryeministrin Mustafa”, tha Zemaj.
Basha për Dacin: Punoi pa u ndalur për interesat e popullit ...
Rama publikon pamje nga punimet: Së shpejti Lura e arritshme...
Osmani: Nexhat Daci do të mbahet mend si burrështetas, dijet...
Sergio Ramos prezanton ofertën për blerjen e aksioneve të kl...
Kuvendi mblidhet në akademi përkujtimore për ish-kryetarin N...
Osmani përgëzon Danimarkën për përfundimin e Presidencës së ...