Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka treguar se kush janë iniciatorët për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Zeka në “Debat D” në RTV Dukagjini ka thënë se iniciatorë të kësaj sipas tij janë kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
“Vetë tentimi ka qenë një budallallëk, sepse së pari duhet ta ndryshosh Kushtetutën, nuk ka pasur shanse teorike të shfuqizohet Gjykata por, u bë çfarë u bë edhe ne pastaj reaguam. Kjo stërzgjatja e këtij debati ju konvenoni më tepër disa liderëve politikë. Ideja si ide ka qenë diçka shumë e rëndë edhe keqe. Ne shkatërruam çdo gjë që kishim ndërtuar prej vitit 90 e deri në atë natë”, ka thënë Zeka.
Deputeti i Nismës më tej shtoi se “unë mendoj se iniciatorë janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj ua ka miratua këtë”.
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri