Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, sërish ka reaguar ndaj ndalesës së Ramush Haradinajt në Francë.
Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, dhe kryeministri Alëksandër Vuçiq, janë i njëjti brum si i Sllobodan Millosheviqit dhe i Vojislav Sheshelit.
Kjo, siç thotë Berisha, sepse Nikoliq e Vuçiq e kanë kërkuar ekstradimin e Haradinajt në Serbi në bazë të aktakuzave të ngritura nga regjimi i Millosheviqit.
Por, Berisha ka reaguar edhe ndaj qeveritarëve kosovarë, duke i quajtuar ata “legena” që përqafohen me serbët në Bruksel sikur t`i kishin vëllezër.
Lexojeni komentin e tij të plotë:
Çfarë i dallon Millosheviqin e Sheshelin nga Nikoliqi e Vuqiqi?
Natyrishte se asgjë, jan i njejti brum, jan e njejta pjellë.
Përderisa Nikoliq e Vuqiq kërkojn që Ramushi të eksdradohet në Serbi nga Franca sipas aktakuzave të sajuar nga regjimi i Milosheviqit dhe Sheshelit të cilët bënë gjenocid në Kosovë, at,herë që të gjithë jan i njejti bërllogë.
Mirpo a e din këtë gjë legenat e qeveris së Kosovës që në Bruksel përqafohen si me i pas vllezër prej nënës dhe babës?
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave