Asamblisti i PDK-së në Drenas, Xhavit Drenori ka dorëzuar sot kallëzimin penal në Prokurorin e Shtetit. Drenori në deklaratën e tij për media u shpreh se, pas shumë ankesave të banorëve në atë anë ku ndikimi i fabrikës së Ferronikelit në mjedis është tepër i madh, nga tetori i vitit të kaluar ka filluar të merret seriozisht me këtë çështje dhe të mbledh fakte tek institucionet përgjegjëse të mjedisit. Është dashur edhe ankesa tek Avokati i Popullit deri sa institucionet në fjalë kanë kthyer përgjigje, ku pretendohet se janë shkelur 5 ligje, sidomos gjatë lëshimit të lejes mjedisore për Ferronikelin.
“Të gjitha këto fakte janë mbledhur dhe dorëzuar sot në Prokurori. Shqetësim i madh është fakti që, gjatë vitit 2014 nga Ministria e Mjedisit nuk është monitoruar fare cilësia e ajrit në Komunën e Drenasit. Derisa dihet që Ferronikeli ka ndikim në mjedis, ku të njëjtës kompani në dhjetor të 2014-ës, i është lëshuar leja mjedisore e integruar. Derisa në ligj, neni 6 përcakton qartazi kushtet për atë leje mjedisore dhe pretendimet janë që të paktën janë shkelur disa paragrafë të atij ligji”, thotë Drenori.
“Në anën tjetër janë mbledhur fakte edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku flitet për një rritje enorme të njerëzve të prekur me sëmundjen e kancerit. Kështu, në vitin 2012 kanë qenë 15 raste. Në 2013 shënohen 40, derisa në vitin 2014 janë plotë 211 raste. Pra ka rritje shumë të madhe të njerëzve të prekur nga kanceri, dhe nga komunikimi me Pulmolog, kjo vjen për shkak të gjendjes mjedisore jo të mirë.
Ka edhe raste tjera që lidhen me çështjen ku Ferronikeli po e dëmton mjedisin, e ato janë kopetë e ngordhura në fshatin Dobroshec, dhe ende nuk dihet zyrtarisht nga agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, se cili ka qenë shkaku i ngordhjes së deleve. Derisa disa OJQ kanë bërë edhe matjet në lumin Drenica me derdhjet që bënë Ferronikeli në këtë lumë dhe analizat tregojnë se uji mund t’i tejkalon parametrat që pastaj kalon në kontaminim, dhe sipas Drenorit besohet se edhe shkaku i ngordhjes së deleve ka qenë pikërisht ky ujë i kontaminuar.
Në fund asamblisti i Drenasit tha, se beson që nga faktet e shumta që janë dorëzuar sot në Prokurori, pret që zyra e Kryeprokurorit do të ngrit çështjen në cilësi ekspertësh dhe të mbledhin edhe ata faktet tjera nga terreni dhe çështja të adresohet sa më parë, për shkak se bëhet fjalë me jetë njerëzish. /arbresh.info/
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...