Ministri i Punës dhe Mirqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt i cili tha se Kosova e ka armik Serbinë. Vulin ka thënë se është koha që Haradinaj të mos merret me deklarata të tilla, duke kërkuar reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.
“Koha është që ai të ndalet, kjo për hir të serbëve dhe shqiptarëve. BE-ja dhe UNMIK-u duhet ta ndalojnë atë”, tha Vulin, transmeton lajmi.net
Madje ministri serb shkoi aq larg sa e quajti kandidatin për kryeministër edhe të çmendur.
“Vetëm një i çmendur e krahason Vuçiqin me Haradinajn. Ai është një i çmendur që ka shkaktuar gjakderdhje”, ka thënë Vulin.
Lideri i AAK-së, dje ishte pyetur se a e ka Kosova partner Serbinë, dhe ai u përgjigj se kurrë nuk do ta ketë partner shtetin serb.
“Liria ka Emër” pritet nga Haxhiu: Marrin mbësht...
Mbërrijnë në Hagë vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi
Kurti: Kosova partnere e besueshme e Bashkimit Evropian
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba gjatë javës së kalua...
A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të nj...
Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar nga bora, aut...