Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se institucionet e shtetit duhet të veprojnë me urgjencë pasi katër persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në tri raste të ndara në Vushtrri e Prishtinë.
Krasniqi ka thënë se pasiguria ka kapluar vendin tonë.
“Brenda vetëm tre ditësh, katër jetë u shuan nga armët e zjarrit në Kosovë. Një grua, një i ri dhe dy burra – secili me një histori, me ëndrra, me familje që tani janë zhytur në dhembje të pamatshme. Këto nuk janë thjesht statistika. Këto janë jetë të vjedhura, familje të shkatërruara dhe një shoqëri që vazhdon të dëshmojë tragjedi pa asnjë veprim shtetëror të vendosur. Sa jetë të tjera duhet të humbasim që të pranojmë se kjo është një emergjencë kombëtare? Sa familje të tjera duhet të shkatërrohen që të kuptojmë se qasja e lehtë në armë dhe dështimi i shtetit për të vepruar me vendosmëri janë një kombinim vdekjeprurës?”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se askush nuk duhet të jetojë me frikën se një armë e paligjshme mund t’i marrë jetën.
“Pasiguria ka kapluar vendin tonë. Një ndjenjë frike dhe pasigurie ka zënë rrënjë në shoqëri, duke e bërë jetën e qytetarëve të rënduar nga ankthi dhe droja për të nesërmen. Askush nuk duhet të jetojë me frikën se një armë e jashtëligjshme mund t’i marrë jetën në çdo moment, në rrugë, në shtëpi apo në vendin e punës. Nuk mund ta normalizojmë këtë gjendje – nuk guxojmë. Nuk mund të heshtim. Shteti duhet të zgjohet”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...