Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Gjatë këtij takimi, Vitia e falënderoi ambasadorin për kontributin e BE-së për Kosovën, si dhe diskutuan për projekte të cilat do të ndikonin në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në sektorin publik.
Vitia theksoi rëndësinë e Zyrës së BE-së në Kosovë, si një portë e rëndësishme e përfaqësimit të të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian.
Temë kryesore e diskutimit ishin reformat në sistemin e shëndetësisë, duke përfshirë projektligjet, trajnimet e stafit shëndetësor, investimet dhe financimet shtesë që do të kontribuojnë për integritetin e institucioneve të shëndetësisë.
Szunyog shprehi gatishmërinë për ndihmën nga fondet e BE-së në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët në institucionet publike./Arbresh.info
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...