Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka dalë me një sqarim pas prishjes së koalicionit me Degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ata thonë se argumentet e prezentuara nga Xhafer Tahiri, kryetari i Vushtrrisë, për mosvotimin e “Planit për Rimëkëmbje Ekonomike” janë të paqëndrueshme.
“Dallimet tona të vazhdueshme dhe insistimi i kryetarit për të monopolizuar proceset e prokurimit dhe mbikëqyrjes ishin të dyshimta. Ne e kemi paralajmëruar atë disa herë dhe i kemi dhënë rastin të përmirësohet, por ndodhi e kundërta”.
“Argumentet e prezantuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e ‘Planit për Rimëkëmbje Ekonomike’ të Vushtrrisë janë të paqëndrueshme. Ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mëherëshëm, madje jo nga z. Tahiri, por niveli qendror i LDK-së e kryetari Isa Mustafa”.
VV kërkon nga Prokurori i Shtetit që të hetojë pikën e projekteve nga “Plani për Rimëkëmbje Ekonomike” për Vushtrrinë, në të cilën sipas tyre ka parregullsi nga Komuna.
“LLV e ka mbështetur unanimisht ndarjen e mjeteve për këtë projekt dhe ka mbështetur të gjitha procedurat administrative që të kemi një plan të vërtetë, ashtu sipas kontratës, operatori ekonomik, do të duhej të përgatiste së paku 10 projekte të detajuara zhvillimore, me të cilat komuna jonë do të aplikonte në ministritë e linjës dhe tek donatorët e brendshëm dhe të jashtëm, në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve”.
“Në seancën e djeshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një mbledhje të radhës, ku ‘Plani i Rimëkëmbjes’ do të plotësohej me projektet për të cilat Komuna ka paguar 140.000 €, dhe jo të vinte një material gjysmak, pa përmbajtje konkrete, ku “projektet” paraqiten me pak fjalë, pa asnjë detaj dhe vetëm si koncepte, kryesisht të marrura copy-paste, pa asnjë analizë profesionale. Kjo tendencë për të kaluar këtë plan me nguti dhe pa analizë, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! – Qendra Vushtrri e bën tejet iniciativë të dyshimtë. Kësisoj ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetoi këtë çështje!”
“Kërkesa jonë ishte parimore dhe e drejtë: parat e paguara nga buxheti komunal, të mos paguhen në projekte të cilat nuk përmbushin as minimumin e asaj për çfarë janë kontraktuar”, thuhet në reagimin e tyre.
Hajnat futen në një shtëpi në Klinë, vjedhin para dhe stoli ...
Vjedhje e rëndë në Viti, policia po heton rastin
Një person gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, rasti nën...
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...
Arton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador ...