I dyshuari mashkull shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën në fshatin Gushtericë të Graqanicëd ka shkaktuar vetëaksident trafiku dhe për pasojë lëndime ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer mashkull shqiptar.
Të njëjtit fillimisht janë dërguar në QMF-Graqanicë dhe pastaj në Qendrën Emergjente në Prishtinë për tretman mjekësor, por pas disa ekzaminimeve mjekësore kanë ikur në drejtim të panjohur.
Sipas mjekëve, gjendja e tyre ka qenë stabile.
Dyshohet se edhe të dhënat personale nuk kanë qenë të sakta.
Vetura e aksidentuar është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar./Arbresh.info
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...