Kryetari Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shkollës ‘model’ për nivelin parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët, në Lagjen Bair në Mitrovicë.
Në fjalën e tij të rastit, kryetari Veseli theksoi rëndësinë e arsimit, si themel i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe bazë e mirëqenies për qytetarët.
“Sot në Mitrovicë po hedhim gurthemelin e një shkolle model e rëndësishme jo vetëm për Mitrovicën, por për gjithë Kosovën, të modelit evropian, duke synuar të kthejmë reputacionin e këtij qyteti, si qytet të arsimit, kulturës, zhvillimit dhe prosperitetit në nivel vendi, ashtu siç ishte dje, mostër e zhvillimit industrial të vendit tonë”, tha në fjalën e tij kryetari Veseli.
Krahas kryetarit të Kuvendit, në vënien e gurthemelit të kësaj shkolle morën pjesë ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, deputeti Enver Hoxhaj, drejtues të tjerë institucionalë, nxënës e arsimtarë, si dhe qytetarë të shumtë të Mitrovicës.
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...