Veseli: Pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë

11:17 | 13 Maj 2018
V. S.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, thotë se pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë.

Ai ka shkruar ne facebook, se pjesë e këtij zgjimi ishin edhe pushkët e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz.

Postimi i plot:

“Pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë. Pjesë e këtij zgjimi ishin edhe pushkët e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz. Rezistenca e tyre një ditore kundër njësive speciale të policisë jugosllave ringjalli modelin tradicional të luftës për liri dhe kështu u bë shembull për gjeneratat e ardhshme që përmbushën misionin e çlirimit përfundimtar të Kosovës” ka shkruar Veseli./arbresh.info/