Vendoset flamuri shtetëror në hyrje të Prishtinës

21:49 | 13 Shkurt 2018
M. A.

Pas shumë problemeve me energji, dhe punës disa-orëshe, flamuri i Kosovës është vendosur “Te Rrethi” në Prishtinë.

Sekretari i MAP-it, Arton Berisha tha që ata po e vendosin flamurin e Kosovës me urdhrin e kryeministrit Haradinaj.

Mirëpo këtë vendim e kundërshtuan dhjetëra qytetarë të cilët dolën te rrethi.

Kjo pas një iniciative në rrjetet sociale për vendosjen e flamurit shtetëror të cilës iu bashkëngjitën edhe shumë qytetarë.

Haradinaj ka thënë se është festa e pavarësisë dhe si rezultat flamuri shtetëror duhet të valojë.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1690711174327301/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme