Vdes një person pas një vetaksidenti në Leposaviq

10:08 | 24 Shtator 2021
A Z

Një person ka vdekur pasi është rrokullisur me veturën e tij në Leposaviq.

Sipas policisë viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin, kishte humb kontrollin mbi drejtimin e tij, kishte dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Leposaviq, 23.09.2021 – 11:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin, kishte humb kontrollin mbi drejtimin e tij, kishte dalë jashtë rrugës dhe ishte rrokullisur ku si pasojë kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve.

Të ngjashme