Ka vdekur inspektori i komunës së Rahovecit, Sebahajdin Qeska.
Lajmin e ka dhënë përmes një statusi të bërë në FB, kryetari, Smajl Latifi.
Ky është postimi i plotë i tij:
Më pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut dhe inspektorit të komunës së Rahovecit, Sabahajdin Qeska.
Sabahajdin Qeska, do të kujtohet gjatë e me respektin më të madh për angazhimin e tij jetësor në shërbim të shoqërisë, poashtu, edhe për punën e tij në komunën e Rahovecit, ku tash e sa vite ka dhënë kontributin e tij si Inspektor.
Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, me rastin e vdekjes së Sabahajdinit, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!
I përjetshëm kujtimi i tij!
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...