Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në Viti. Agim Lipovica, komandant i stacionit të policisë në Viti, ka thënë për Koha.net se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mesditës së sotme dhe se në vendngjarje për ndihmë kishin dalë zjarrfikësit, policia dhe ndihma e shpejtë.
Këta të fundit e kanë konfirmuar vdekjen e 54 vjeçarit. “Unë u konfirmoj se ka ndodhur një rast dhe një person ka humbur jetën nga flakët e zjarrit të cilat e kanë përfshirë stallën e tij. Ne kemi dalë në vendngjarje së bashku me zjarrfikësit dhe ambulancën dhe doktorët kanë konstatuar në vendngjarje se ka humbur jetën. Hetimet për këtë ngjarje do të vazhdojnë”, ka thënë ai.
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...
Aksident i rëndë në Prishtinë, policia përplaset me Taxin ...
Horoskopi ditor për sot