Vdekje e dyshimtë në Prizren

11:22 | 10 Janar 2017
M. A.
Gjatë ditës së djeshme në Prizren, më saktësisht në fshatin Landovicë, është gjetur pa shenja jete një viktimë mashkull.
Sipas policisë, për të njëjtin ekziston dyshimi se ka qenë një person i pastrehë dhe me të meta mentale.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme