Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë administruar gjithsej 6.830 doza vaksine, nga të cilat 638 janë dhënë si doza e parë, 1.472 janë rivaksinuar dhe 4.720 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.
Sipas njoftimit, deri në 18 tetor, gjithsej 801.326 qytetarë janë vaksinuar me një dozë, prej të cilëve 769.356 kanë marrë dy doza, ndërsa 10.386 qytetarë morën dozën e tretë.
“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinim me një dozë është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza 45% e qytetarëve mbi 18 vjeç”.
“Sipas numrit të vaksinave të administruara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 35% e popullsisë kanë marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH.
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq
Vrasja për parkimin në Kavajë, arrestohet autori
Irani përgatitet për luftë, Khamenei ia lëshon kontrollin e ...
U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kj...
Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...