Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasë në ceremoninë e prezantimit të tre vjetëve të partneritetit në mes të aktivitetit tonë Avancojmë Kosovën së Bashku – Primar dhe 16 komunave.
Programi trevjeçar Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT-Primar) i USAID-it ka punuar me 16 komuna anembanë Kosovës me qëllim të integrimit të komuniteteve shumicë dhe pakicë si dhe inkurajimit të një qeverisjeje lokale e cila u përgjigjet nevojave të të gjithë qytetarëve.
Ky program ka nxitur bashkëpunim ndëretnik konstruktiv në mes të kumuniteteve serbe të Kosovës dhe atyre shqiptare të Kosovës në adresimin e problemeve të përbashkëta si papunësia, nevojat sociale dhe shërbimet komunale.
Programi u ka shërbyer më shumë se 600.000 banorëve të Kosovës, duke përfshirë edhe 146.000 qytetarëve nga komunitetet pakicë.
Avancojmë Kosovën së Bashku ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit konstruktiv ndëretnik në mes të popullatave shumicë dhe pakicë të Kosovës, gjë kjo e rëndësisë thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...