Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka anuluar konferencën për media që ishte planifikuar të mbahej në Prishtinë.
Anulimi erdhi si pasojë e protestave të zhvilluara nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët u mblodhën para hotelit ku Trendafilova po qëndronte dhe ku duhej të mbahej konferenca.
Veteranët e UÇK-së shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj pranisë së kryetares së Dhomave të Specializuara në Kosovë, duke e konsideruar atë si të papranueshme.
Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka deklaruar se vizita e Trendafilovës në Kosovë është në dëm të shqiptarëve./Arbresh.info
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...