Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork mori pjesë në mëngjesin e punës të ministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Komisioneri Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Shefi i diplomacisë kosovare dhe homologët e tij diskutuan mbi mbarëvajtjen e projekteve të miratuara në samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, në kuadër të “Procesit të Berlinit” të iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Ende ka shumë punë për t’u bërë në Ballkan sa i përket konsolidimit të marrëdhënieve bilaterale, por korniza e Brukselit ndihmon që të lëvizim përpara me projekte konkrete dhe investime që do ta ndihmojnë ekonominë e rajonit dhe do të kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës,” ka thënë mes tjerash në Nju Jork zëvendëskryeministri Thaçi.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...