Tecno Market me dy bende të reja në Kosovë, qeramikë dhe sanitari

20:07 | 11 Maj 2016
Arbresh Info

Tecno Market si pjesë përbërëse e gjigantit  Mabetex Group ka bërë  prezantimin e trendëve të reja të dy bendeve të njohura botërore: ‘Piemme Ceramiche’ e cila është firmë e qeramikës dhe ‘Novellini Sanitary’ e cila është firmë e sanitarisë. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm mysafir të ndryshëm si përfaqësues të gjiganti Mabetex Group, përfaqësues të Tecno Market, përfaqësues Italian të NATO-s, ambasadori Italian Andreas Ferrarese si dhe kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu.

Sefedin Pacolli drejtor i ‘Tecno Market’ sjell çdoherë ekskluzivitet dhe cilësi nga bendet më të reja botërore në Kosovë. Ai shprehet i lumtur që kësaj radhe ka bërë bashkëpunim me bendet e lartcekura.

Drejtori i gjigantit Mabetex Group Islam Pacolli tha se kanë zgjedhur të prezantojnë këto dy kompani pasi që produktet e tyre janë të nevojshme për Kosovën.

“Falënderoj ambasadorin Italian që bëri të bashkëpunojmë për të sjellë këto bende e po ashtu edhe kryetarin e Odës Ekonomike që gjithmonë dërgon zërin tonë aty ku duhet”, tha ai.

Ambasadori Italian Andreas Ferrarese  në këtë ngjarje  tha se kam mësuar nga kosovarët që i duan gjërat e mira dhe me kualitet dhe që din të zgjedhin mirë.

“Ne si Italian u ofrojmë juve shumë produkte të kualitetit për përdorime të brendshme. Ajo që e bisedojmë shpeshherë më Safet Gërxhaliun është të investojmë dhe të kemi produkte së bashku me Kosovën. Nëse duam të ndërtojmë më shumë gjëra në Kosovë është mirë që të ndërtojmë me kualitet dhe në ndërkohë të punojmë duke bërë gjëra të mira”, tha ai duke falënderuar familjen Pacolli.

Ndërsa drejtori i Mabetex Group i dhuroi ambasadorit Italian një falënderim si shenjë respekti.

Në anën tjetër kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu theksoi se vetë fakti që Kosova identifikohet me gjëra me kualitet, me Mabetex Gropu është i nderuar të jetë në këtë ngjarje.

“Një kompani që punëson shumë njerëz, një kompani që punon, një kompani që investon në buxhetin e Kosovës duhet të nderohet mjaft shumë e kjo është Mabetex Gropu. Bendet që kanë ardhur këtu tek Mabetex e kanë lidhur Kosovën me Evropën. Faleminderit Mabetex Group dhe suksese në të ardhmen”, theksoi ai, transmeton arbresh.info.

Masimo Ganasse drejtor gjeneral i firmës së qeramikës ‘Piemme Ceramiche’ falenderoj Tecno Market për bashkëpunimin.

“Prezantimin do ta bëjë në një video ku do ta shihni botën e modës dhe botën e qeramikës. Siç kemi parë bota e modës dhe e qeramikës janë mjaft të ndryshme dhe duhet mund i madh për t’i bashkuar të dyja dhe ne kemi bashkuar kompaninë tonë me Valentinon. Kjo është karakteristikë e firmave italiane që dëshirojnë të bëjnë një gjë të mirë”, u shpreh ai.

Sipas tij ‘Piemme Ceramiche’ është firmë italianë dhe i gjithë produkti është Italian.

“Duke filluar nga dizajni, projektimi dhe gjithë procesi ndodh në Itali. Kjo kompani ka lindur në vitin 1968 dhe është kompani moderne”, theksoi ai.

Kurse përfaqësuesja e bendittë sanitarisë ‘Novellini Sanitary’, Veronika Tironi tha se vizioni i Novellinit është që të përmirësohet kualiteti i jetës.

“ Të qënit i preferimit të ekselencës, të qënit firma më inovative me produkte më të mira për banjo kjo është dëshira e Novellinit”, u shpreh ajo./Arbresh.infoSwis techno market (3) Swis techno market (7) Swis techno market (5) Swis techno market (2) Swis techno market (13) Swis techno market (1) Swis techno market (10) Swis techno market (9) Swis techno market (8) Swis techno market (11)

Shpërndaje në rrjete sociale