Gjithë opinioni shqiptar u trondit ditën e djeshme nga ngjarja tragjike në Gjermani ku humbën jetën dy vëllezërit nga Deçani.
Hasan dhe Blerian Arifaj u goditën nga treni në qytetin gjerman Bruckberg, në verilindje të Munihut, shkruan portali arbresh.info
Familjarë thonë për arbresh.info kufomat e dy të rinjve, 17 dhe 13-vjeçar do të vijnë në Kosovë ku edhe do të varrosen në Komunën e Deçanit.
E gjithë ngjarja ndodhi para syve të djalit të tretë i cili ende është në gjendje shoku nga e gjithë tragjedia.
Drama ndodhi në mëngjesin e djeshëm, rreth orës 7 në stacionin hekurudhor në Bruckberg në Gjermani. Daja i dy të ndjerëve tregon se nëna i kishte dërguar djemtë deri në stacion hekurudhor.
Të dy më pas tentuan të kapnin trenin për në Landshut, që ishte në lëvizje tashmë. Vëllezërit kaluan një pengesë, pastaj dolën në shina. Një tren rajonal që po shkonte në drejtim të Myniut, goditi Blerianin dhe Hasanin./arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...