Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Drejtorin e Zyrës për Migrim nga Mbretëria e Belgjikës, Freddy Roosemont dhe Ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelie.
Në këtë takim u bisedua për për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës që hyn në fuqi nga data 1 Janar 2024.
Në njoftimin për media nga kjo Ministri thuhet se Roosemont i përgëzoi qytetarët e Kosovës që nga data 1 janar do të mund të lëvizin pa viza edhe në Belgjikë.
“Roosemont përgëzoi qytetarët e Republikës së Kosovës që nga data 1 janar do të lëvizin pa viza drejt Belgjikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian dhe theksoi që kjo do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe thellim të lidhjeve mes shteteve dhe qytetarëve”, njofton MPB.

Sveçlafalënderoi Roosemont për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës dheshprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar tashmë fushatën njoftuese në të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët mbi procedurat dhe kriteret e lëvizjes së lirë nga data 1 janar 2024.

Tutje në njoftim thuhet se Sveçla dhe Roosemont biseduan edhe për sfidën e menaxhimit të migrimit të parregullt me ç’rast Ministri njoftoi delegacionin që institucionet e Republikës së Kosovës janë të angazhuara maksimalisht në luftimin e këtij fenomeni duke përfshirë edhe rregullativën ligjore për menaxhimin me migrantë.
Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dy palëshe dhe mbesim të përkushtuar që këto raporte të vijojnë edhe më tutje./Arbresh.info/

Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...
Presidentja e Bullgarisë, Iliyana Yotova, uron Osmanin për P...
Vendos goli i Viniciusit, Reali fiton ndeshjen e parë të pla...
Kosova feston Pavarësinë, reagon Vuçiç: 18 vite më parë u ha...
Popullsia e Gjermanisë drejt tkurrjes me 5 për qind deri në ...
PSG fiton me rikthim ndaj Monacos ndeshjen e parë të play-of...