Super paga e Adrian Zallit, 62 mijë euro në vit (Dokument)

23:35 | 21 Qershor 2016
Arbresh.info
Drejtori menaxhues i Fondit i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Adrian Zalli, lirisht mund të konsiderohet njeriu që ka pagën më të madhe në Kosovë.
Paga vjetore e Zallit është 62 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Zalli ka deklaruar paga dhe mëditje 62 mijë e 686 euro.

Kjo për standardin e Kosovës, lirisht mund të quhet super pagë.

Zalli po ashtu ka të kursyera 162 mijë euro në bankat e Kosovës, ndërsa 15 mijë e 972 euro në bankat e Amerikës.

ImageImageImage

Shpërndaje në rrjete sociale