Qendra e Korrektuese në Dubravë, ka njoftuar se pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar dy pako të ardhura për dy të burgosur, në të cilat bastisja ka rezultuar pozitive, ku brenda pakove në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Të burgosurit e dyshuar se pakot me gjëra të kamufluara kanë qenë të dedikuar për ta janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj./arbresh.info/

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morin...
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...
Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të K...
Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...