Sqaron Policia e Kosovës: Ja pse ishte gjendja e tillë në kampin e ROSU-së në Mitrovicë (Foto)

18:58 | 19 Janar 2017
Arbresh.info
Pas publikimit të lajmit rreth gjendjes së keqe në të cilën jetojnë dhe veprojnë policët e njësitit special ROSU në bazën “Belvedere” në Mitrovicë, ka reaguar Policia e Kosovës.

Sipas PK-së, gjendja e paraqitur nuk është reale, “pasi që i referohen një momenti të caktuar ku ka pasur një numër të madh të zyrtarëve policor të kthyer pas operacionit policor”.

“Një kujdes të veçantë i kushton krijimit të kushteve dhe ambientit për njësitet speciale operative të PK-së, dhe se gjendja e pasqyruar në foto të ilustruara dhe publikuara në portal, nuk është ajo e ditëve të zakonshme të punës, por ajo e një situate të angazhimeve shtesë  dhe urgjente operacionale të PK-së, kur koha nuk mundëson ruajtjen e ambientit”, thekson Policia e Kosovës.

Sqarimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me publikimin e një shkrimi në portalin lajmi.net  të titulluar “ Ja si jetojnë e veprojnë në gjendje të tmerrshme pjesëtarët e ROSU-së në Mitrovicë”, ju sqarojmë si në vijim;

Situata dhe gjendja e pasqyruar përmes disa fotografive të publikuara  ku paraqiten kushtet në bazën e njësiteve speciale në “Belvedere”, i referohen një momenti të caktuar ku ka pasur një numër të madh të zyrtarëve policor të kthyer pas operacionit policor.

Policia e Kosovës (PK), i kushton kujdes të vazhdueshëm mirëmbajtjes dhe krijimit të kushteve për punë dhe veprime policore, sipas planifikimeve dhe mundësive buxhetore.

Një kujdes të veçantë i kushton krijimit të kushteve dhe ambientit për njësitet speciale operative të PK-së, dhe se gjendja e pasqyruar në foto të ilustruara dhe publikuara në portal, nuk është ajo e ditëve të zakonshme të punës, por ajo e një situate të angazhimeve shtesë  dhe urgjente operacionale të PK-së, kur koha nuk mundëson ruajtjen e ambientit.

Veprimet e tilla në situata urgjente janë të kuptueshme, sepse primare është realizimi i objektiva operacionale policore, mirëpo në këso raste në mundësit e para vepruese merren masat e nevojshme për përmirësim dhe kthim në gjendje normale të kushteve dhe ambientit në tersi.

Në vijim ju paraqesim disa foto të gjendjes reale dhe momentale nga ambientet e bazës së njësiteve speciale operative “Belvedere” në Mitrovicë.

belvedera belvederraa

Kështu ishte:

rra rra1 rra2 rra3

Shpërndaje në rrjete sociale