Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do të zhvillojë sot vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, pas fitores në zgjedhjet presidenciale, ku do të takohet me presidentin aktual, Barack Obama.
Disa orë pasi fitorja e Trumpit u bë e qartë, Obama ka premtuar një tranzicion të qetë të pushtetit, pavarësisht dallimeve domethënëse.
Në fjalimin e mbajtur në Rose Garden të Shtëpisë së Bardhë, Obama u kujtoi amerikanëve se “ne në fakt jemi të gjithë një ekip”.
“Së pari nuk jemi demokratë dhe as republikanë. Në radhë të parë jemi amerikanë, jemi patriotë”, tha ai.
Trump do të bëjë betimin më 20 janar për të marrë në dorë frenat e qeverisë nga Obama, i cili po përfundon mandatin e tij të dytë katërvjeçar.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...