Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Skenderaj dhe Drenas, pavarësisht se kryetarët e këtyre dy komunave janë dënuar me burgim nën akuzat për krime lufte. Gjykata e Mitrovicës së fundi ka dënuar me 12 vjet burgim kryetarin e Skenderajt, Sami Lushakun dhe me tri vjet burgim kryetarin e Drenasit, Nexhat Demakun.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë për “Zërin” se duhet të pritet që vendimi të bëhet i plotfuqishëm, në mënyrë që më pas KQZ-ja të mundë të veprojë për organizimin e zgjedhjeve, nëse do të jenë të nevojshme. “Ne duhet të presim vendimin e formës së prerë dhe më pastaj konform procedurave do të veprojmë”, ka deklaruar Daka.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka thënë se nuk pret që Komuna që ai drejton, si dhe ajo e Skenderajt të shkojnë në zgjedhje. Kjo pasi ai është shprehur i bindur se Gjykata e Apelit do ta rrëzojë vendimin e shkallës së parë dhe kështu Drenasi nuk do të ketë nevojë që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...