Janë shtyrë përkohësisht punimet në rrugën “Agim Ramdani” në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës me anë të një postimi në Facebook, ku thuhet se ky vendim vjen pas reshjeve të vazhdueshme që mbizotëruan gjatë kësaj jave.
“Për të siguruar cilësi sa më të lartë dhe jetëgjatësi të rrugës, jemi detyruar të shtyjmë përkohësisht punimet për nivelizimin e pusetave dhe shtrimin e asfaltit, për shkak të reshjeve të vazhdueshme gjatë kësaj jave. Me përmirësimin e motit, punimet do të vazhdojnë menjëherë – gjatë fundjavave dhe ditëve të javës pas orës 19:00”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje thuhet se rruga do të jetë plotësisht e përfunduar më 4 maj./Arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen