Me projektligjin e ri për patentë shofer parashihet që një kandidat, nga 16 orë praktike sa është dashur t’i mbajë për të mësuar vozitjen për kategorinë B, do të duhet t’i mbajë 30 orë. Dhe kjo sigurisht që shton edhe koston financiare. Deri tash 16 orë kanë kushtuar 150 euro. Në Federatën e Auto-Shkollave të Kosovës, thonë se pas miratimit të projektligjit për patentë shofer në Kuvendin e Kosovës, kosto vetëm e pjesës teorike dhe praktike, pa futur këtu taksat administrative dhe të tjerat, do të shkojë nga 300 deri në 400 euro.
Zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës kanë bërë të ditur se me ligjin e ri do të shtohet fondi i orëve nga pjesa teorike dhe praktike për secilin kandidat që synon pajisjen me patentë – shofer, dhe kjo rrjedhimisht edhe do të rris koston.
“Projektligji për patentë-shofer parasheh rritjen e orëve nga pjesa teorike dhe praktike. 25 orë mësimore nga pjesa teorike dhe 30 orë nga pjesa praktike. Çmimorja e tanishme ka përcaktuar çmimin si në vijim 2.08 €/ një orë teorike dhe 7.28 €/ një orë praktike. Si rezultat i rritjes së fondit të orëve pritet të rritet çmimi për numrin e orëve shtesë”, ka thënë për lajmi.net Saranda Jusufi Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Infrastrukturës
Ligji i ri që është në procedurë të miratimit në Kuvendin e Kosovës, parashehë që një drejtues auto- shkolle të duhet të ketë të kryer, së paku shkollën e lartë ose fakultetin.
Dokumenti parasheh gjithashtu që aftësimi i kandidatëve do të duhet të fillojë jo më herët se gjashtë (6) muaj para se ata të arrijnë moshën e duhur për të marr patentë shoferin të një kategorie të caktuar, ndërsa provimit për shofer do të duhet t’i nënshtrohet vetëm kur të mbushë 18 vjet.
Kryetari i Federatës së Auto- Shkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, në një bisedë për lajmi.net, ka thënë kanë shumë vërejtje ndaj disa neneve të vendosura në projektligjin e ri. Mospajtim sipas tij ka edhe sa i përket çmimores së propozuar nga komisioni përkatës.
“Përveç që auto- shkollave po u kërkohet të kenë një udhëheqës profesional, me projektligjin e ri po kërkohet që ato të kenë edhe poligon të tyre. Ju e dini se sa metra katrorë nevojiten që një auto-shkollë të ketë një poligon të tillë, gjë që mundësia e vetme për këtë ngelet që të shkohet në ndonjë fshat”, ka thënë Cakolli, i cila vlerëson se për kategorinë B, është e panevojshme një gjë e tillë.
Ndërsa, sipas zyrës për informim në Kuvendin e Kosovës, projektligji për patentë- shofer është në procedurën e shqyrtimit në Komisionin funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, dhe ende nuk dihet se kur do të miratohet.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...