Inspektorati i Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion të përbashkët për shkelje të orarit dhe prishje të qetësisë publike në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ku bëri të ditur se janë identifikuar disa lokale që vepronin jashtë orarit të lejuar, duke shkelur rregullat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
“Në mesin e tyre, u evidentuan edhe lokale ku zhvillohej bixhoz ilegal, për çka janë shqiptuar gjoba konform ligjit! Kjo është hera e tretë gjatë muajit prill që shqiptohen gjoba për shkelje të tilla. Inspektorati i Kryeqytetit thekson se do të veprojë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që shkel ligjin dhe cenon sigurinë e qytetarëve. Kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë të intensifikuar edhe në ditët në vijim”, shkroi Rama në Facebook./Arbresh.info/
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq
Vrasja për parkimin në Kavajë, arrestohet autori
Irani përgatitet për luftë, Khamenei ia lëshon kontrollin e ...
U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kj...