Shpend Ahmeti uron VV’në për fitoren në Podujevë

22:19 | 29 Nëntor 2020
A Z

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar kandidatin e VV’së, Shpejtim Bulliqi për fitoren në komunën e Podujevës.

“Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!”, shkruan Ahmeti.

“Suksese në realizimin e programit!”, përfundon ai.