Shkollat e Kosovës nuk do të mund të përdorin qymyrin për ngrohje që nga fillimi i vitit të ri shkollor.
Kështu ka vendosur Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me qëllim të ‘zvogëlimit të ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së ambientit.
“Ndalohet përdorimi i thëngjillit për ngrohje në të gjitha Institucionet Edukativo Arsimore dhe Aftësuese në Republikën e Kosovës, që nga fillimi i sezonit dimëror”, thuhet në vendim.
Në vendimin e marrë në korrik dhe të publikuar më 8 gusht, MASHT kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të njoftojë shkollat lidhur me këtë vendim.
Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për krijimin e Task Forcës për pastrimin e mjedisit në periudhën 15 shtator- 15 dhjetor 2018./arbresh.info/

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen