18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Gjithashtu, të punohet edhe për njohjen dhe zbatimin e saj nga personeli mjekësor.
Të drejtat bazë të pacientëve të njohura ndërkombëtarisht afirmojnë dhe garantojnë ushtrim efektiv të tyre nga individët për mjekësinë parandaluese, aksesin në shërbime, informacionin, pëlqimin, zgjedhjen e lirë, jetën private dhe konfidencialitetin, respektin për kohën e pacientëve, të drejtën për t’u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim, etj.
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, si anëtare e Rrjetit Evropian të Shoqatave të Pacientëve, që nga viti 2013 edhe në Kosovë kremton ditën e të drejtave të pacientëve me 18 Prill.
Kremtimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve se kanë të drejta në kujdesin shëndetësorë, por edhe përçimin e mesazhit tek institucionet se duhet të respektohen të drejtat e garantuara me legjislacion.
Nën moton “Pacientët kanë të drejta, kërkoni ato!” këtë vit do të zhvillojnë një aktivitet në sheshin “Skenderbe”, ku qytetarët do të informohen për të drejtat që kanë si pacientë.
Aktualisht, në Kosovë sektori i shëndetësisë është njëri nga sektorët me më shumë probleme e pakënaqësi nga ana e pacientëve.
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvi...