Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Right Commission, Elvana Shala, në një konferencë të mbajtur për media, pas vizitës së djeshme zyrtare në Kumanovë ka vlerësuar se gjendja atje është e tmerrshme duke e krahasuar atë me gjendjen e luftës së fundit në Kosovë.
Shala ka thënë se Komisioni Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut është i interesuar shumë që t’iu ndihmojë shqiptarëve të Kumanovës për të kaluar këtë gjendje si dhe për të iu ndihmuar që ata të kenë të drejta të barabarta karshi qytetarëve maqedonas në Maqedoni.
“Kemi vizituar disa familje, ndër to edhe familjen e Fehmi Ramadanit, i cili na dha rrëfimet më të fuqishme për të gjit ha ngjarjet e ndodhura për dy ditë rresht në Kumanovë. Ata treguan qartë se çfarë kishin përjetuar tmerrin, që ndoshta me shumë fjalë mund ta quaj ne e përjetuam 15 vite më herët. Kumanova ndodhët në një situatë që sot më së shumti duhet vëzhguar dhe më së shumti duhet të mbështet jo vetëm nga komisionet botërore për të drejtat e njeriut por nga secili prej nesh. Ne u munduam dje që të marrim disa histori të cilat neve do na hyjnë në punë si komision për të drejtat e njeriut, mirëpo duke e pasur parasysh që për të pasur një iniciativë konkrete nuk është e mjaftueshme vetëm një vizitë njëditore në gjithë atë ngjarje, në gjithë atë tragjedi që ne pamë”, tha Shala.
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...