Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka falënderuar Republikën e Burundit për tërheqjen e njohjes së Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq u takua sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Burundit, Ezenchiel Nibigira.
Siç shkruan “blic.rs”, Stefanoviq e ka falënderuar Republikën e Burundit për tërheqjen e njohjes së Kosovë.
Stefanoviq gjithashtu falënderoi Republikën e Burundit për të folur në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës këtë organizatë ndërkombëtare policore.
Në anën tjetër, në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Republika e Burundit është në listën e shteteve që kanë njohur Kosovën.
Haradinaj: Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati bes...
Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në ...
Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasi...
I jepet lamtumira e fundit Shemit
U.D. Kryeprokurori i Shtetit uron Krishtlindjen
Banorët “masakrojnë” arushin e Albës