Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Blerim Reka, ka bërë me dije se Raporti i Progresit dha dy mesazhe për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.
Mesazhi i parë, se BE-ja nuk do të pranojë anëtar të ri pa zgjidhjen e problemeve të vjetra ndërfqinjësore bilaterale në mes të shteteve të Ballkanit.
Dhe, mesazhi i dytë, se BE-ja nuk do të pranojë shtete të reja anëtare pa dekriminalizimin e tyre.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Serbia nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën.
Kjo, sipas Rekës, i është bërë e qartë Serbisë edhe në Raportin e fundit të Progresit.
Sipas tij, në gjysmë të negociatave për anëtarësim në BE, Beogradi do të detyrohet ta zhbllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB si parakusht për anëtarësimin e Serbisë në BE./epoka e re/
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...