Bashkimi Evropian ka marrë përgjigjet e Beogradit dhe Prishtinës lidhur me propozimin për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin e kanë mbështetur Gjermania dhe Franca, tha zëdhënësi i BE-së për N1info, transmeton arbresh.info.
“Ne kemi marrë përgjigje nga të dyja palët dhe jemi duke i studiuar ato. Ftojmë Kosovën dhe Serbinë që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të bëjnë një hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve, i cili është vendimtar për përparimin e tyre në rrugën evropiane”, citohet të kenë thënë nga BE për mediumin serb
Siç u tha, është e nevojshme të tejkalohet gjendja e “krizës së përhershme” dhe të zvogëlohen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë