Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të reja nëse kjo legjislaturë shpërndahet.
Selmanaj ka thënë se atëherë dhe tani partia e tij është e përgjegjshme në procese të rëndësishme për vendin, shkruan arbresh.info.
“LDK-ja ka treguar edhe në të kaluar se është e përgjegjshme në procese të rëndësishme për vendin nuk eksperimenton, hynë në labirinthe me shumë të panjohura që mund të sjellin situata të caktuara”, tha Selmanaj në emisionin debutues në RTV21.
Po ashtu, ai ishte në mëdyshje në orientimin politik të kryeministrit, Albin Kurti pas dakordimit për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshje në 18 mars në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kam përshtypje se nuk është në shërbim të interesave të Kosovës…Kam përshtypje që ka edhe qëllime të mbrapshta në fusha të caktuara”, tha ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se legjislatura aktuale nuk e meriton të vazhdojë, për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme dhe mungesave të deputetëve nëpër seanca./Arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë