Igumeni, Sava Janjiq, thotë se nuk ka një marrëveshje të re në lidhje me zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
“Siç thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga misioni i BE-së, një nga bashkë-kryesuesit e Këshillit, dakordimi (jo marrëveshja) e cila miratohet nga të gjithë anëtarët e Këshillit bazohet plotësisht në Ligjin e Kosovës për Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe siguron si mbrojtjen e rrethinës së Manastirit ashtu edhe kushtet për zhvillimin ekonomik të Komunës”, thotë Janjiq për arbresh.info.
Kjo deklaratë demanton kryeministrin, Avdullah Hoti, se është arritur marrëveshje e re për përdorimin e rrugëve që kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
“Kjo marrëveshje është rezultat i diskutimeve disa mujore, por konstruktive dhe frytdhënëse, midis Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse në Manastirin e Deçanit. Mekanizimi i përhershëm i implementimit dhe mbikëqyrjes (Këshilli i Implementimit dhe Mbikëqyrjes) mbështetur në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (nr. 03/L-039) ka miratuar termet e kësaj Marrëveshjeje dhe kështu i është dhënë drita e gjelbër veprimeve të dakorduara për implementim”, thuhet në deklarimin e Hotit përmes rrjeteve sociale.
Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, i cili është miratuar nga Parlamenti i Kosovës, ndalon ndërtimin e rrugëve magjistrale nëpër zona të tilla.
Në vitin 2014 (dy mijë e katërmbëdhjetë), Qeveria e Kosovës vendosi të bëjë një rrugë nga Deçan për në Mal të Zi e cila kalon përreth Zonës, duke ndjekur pjesërisht luginën e Loçanit, për tu lidhur me rrugën përgjatë lumit Lumbardh të Deçanit, në fund të Zonës Mbrojtëse.
Rruga ekzistuese që kalon përmes Zonës edhe me dakordimet e reja, e bazuar mbetet si një rrugë lokale, me gjerësi dhe kufi shpejtësie përkatëse për karakterin e saj, si edhe duke parashikuar ndalimin e trafikut të rënduar në të.
Kjo zgjidhje do të ishte një themel i mirë për ndërtimin e sigurisë dhe promovimin e Manastirit të Deçanit si një trashëgimi kulturore botërore e UNESCO-s me ambient natyror të pacenuar, pa zhurmë, pa turbullira dhe pa rrugë të mbipopulluara.
Rruga lokale përmes Zonës do të mbetet e gatshme për rekreacion dhe turizëm, si rruga ekzistuese që të çon në Manastir.
Në këtë zonë është edhe Parku Kombëtar i Bjeshkëve të Nemuna./arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje