Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se Kosova duhet ta zgjidh çështjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.
Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se nuk ka zgjidhje të lehta, e as shumë zgjedhje për çështjen e furnizimit me energji elektrike dhe koston e energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Në plan afatgjatë, Kosova duhet ta ketë të zgjidhur çështjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike. 100% green (e gjelbër) është pamundshme, për arsye teknike dhe të kostos. Çdo vend në botë e ka në funksion dhe do ta ketë në funksion, për një kohë të caktuar, së paku një burim konvencional të energjisë (gaz, nukleare, thëngjill). Në plan afatshkurtër, duhet të përdoren instrumente fiskale dhe financiare, që të amortizohet rritja e pashmangshme e çmimit të energjisë elektrike. Për bizneset prodhuese duhet të analizohet mundësia e zbatimit të “tarifës industriale”, që mundëson ruajtjen e aftësisë konkurruese të këtyre bizneseve në tregun vendor dhe në tregjet ndërkombëtare./arbresh.info/
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...