Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka ironizuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili deklaroi më herët se ia ka dërguar kancelarit Scholz dhe presidentit Macron draft-statutin e Asociacionit.
Në Facebook, Rrustemi ka thënë se Rama duhet ta dërgojë draft-statutin së pari te Dejona Mihali, e më pas te ndërkombëtarët.
Në të kundërtën, sipas tij, Rama e ka kot.
“Rama paska dërguar draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe te Scholzi dhe Macroni. Kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali”, ka ironizuar Rrustemi.
Ndërkaq, kryeministri shqiptar sot gjatë ditës deklaroi se ka dërguar draft-statutin e Asociacionit te Scholz dhe Macron me dëshirën më të madhe, në mënyrë që të arrijnë sa më parë te zgjidhja e tensioneve./Arbresh.info
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...