Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Bilancin e Energjisë “ për TM4 2014, ku thuhet se Kosova, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, ka importuar 259.7 GWh energji elektrike dhe ka eksportuar 68.8 GWh energji elektrike.
Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2013), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 5.3%, derisa sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 1,020.6 GWh.
Gjithashtu në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, për importin dhe eksportin e energjisë, si dhe për importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Në tremujorin e katërt të vitit 2014, prodhimi i thëngjillit është 2,054.7 mijë tonë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar në termocentrale është 1,332.5 GWh dhe në hidrocentrale është 46.5 GWh.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen