Albert Rohan, ish-numri dy në negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, i konsideron të tejkaluara dhe të rrezikshme idetë për ndarje ose shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, diplomati austriak ka thënë se Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj, duke pranuar Pakon e Marti Ahtisaarit, mbi bazën e së cilës Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
“Me pranimin e të drejtave të gjera për minoritetet, në veçanti për komunitetin serb dhe Kishën Ortodokse Serbe, siç përfshihet në Planin e Ahtisaarit, si dhe decentralizimin e kompetencave administrative, Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj”, ka thënë ish-zëvendësi i Ahtisaarit.
Por, sipas tij, reciprociteti ka munguar nga ana e Serbisë, për të cilën thotë se vazhdon të ketë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës.
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus