Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe nesër.
Sipas njoftimit, të premten pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa të shtunën mot i vranët dhe herë pas here me shi.
“Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi. Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme”, ka njoftuar IHMK’ja.
Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.
Do të fryjë edhe erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s.
“Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit./arbresh.info/
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...
Kreshma e Madhe e Pashkës nis më 23 shkurt, mesazhi i Kryepi...
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucion...