Deputetja nga AAK, Albena Reshitaj, gjatë ditës së sotme ka ndjekur virtualisht punimet në Samitin e Ambicies për Klimën, organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca me Kombet e Bashkuara në partneritet me Italinë dhe Kilin.
Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Kënaqësi që sot pata mundësinë si e ftuar për të ndjekur online punimet në Samitin e Ambicies për Klimën, organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca me Kombet e Bashkuara në partneritet me Italinë dhe Kilin.
Ky Samit me pjesëmarrjen e drejtuesëve të shteteve dhe qeverive më të fuqishme të botës është organizuar me rastin e 5 Vjetorit të Marrëveshjes së Parisit për kornizën e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike.
Marrëveshja historike e Parisit mbi Ndryshimet Klimatike përcaktoi ngrohjen globale nën 2 °C duke vazhduar përpjekjet që deri në fund të shekullit të kufizihet në 1.5 ° C”, shkroi ajo.
Reshitaj, njëherit është edhe kryesuese e Këshillit për zhvillim të qëndrueshëm brenda parlamentit të Kosovës.
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosuris...
SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërtha...
Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoni...
Bie nga kati i tretë i një hoteli në Tiranë, 2-vjeçari holan...
GLPS: Mirëpresim fillimin e heqjes së masave nga BE-ja, vepr...
“Pastrimi” njofton se ka nënshkruar kontratë me Komunën, por...