Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është aspak e befasuar me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që as të mos e pranojë për shqyrtim kërkesën e Opozitës për vlerësimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë krijimin e Gjykatës Speciale.
“Ne nuk kemi pasur pretendime se vendimi i Gjykatës mund të jetë tjetër, por kemi shpresuar se kjo Gjykatë mund të ketë ndryshuar qasjen ndaj politikës, bile kur bëhet fjalë për atakimin e sistemit gjyqësor, siç ka ndodhur me amendamentin për Gjykatën Speciale”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
“Por duket se Gjykata Kushtetuese ka mbetur e infektuar deri në palcë nga politika. Konsiderojmë që me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ky institucion e ka shpallur veten ‘NUL’, sepse Gjykata Speciale, nuk do ta njohë si autoritet gjyqësor as Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.
AAK thotë se, “ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të ndikimeve politike s’po mundet as të kompletohet me të gjithë gjyqëtarët, është një shembull skandaloz për gjyqësinë kosovare.
“Do të dëshmohet se pasojat e kë tij vendimi do të jenë afatgjate”, thuhet në kumtesë.
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...