Reagon Blerta Deliu ndaj deklaratës së Sami Kurteshit

12:23 | 28 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar ndaj zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ku ky i fundit ka ofenduar ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Deliu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se deklarimi i mbrëmshëm i Sami Kurteshit karshi ministres Hoxha, është ofendimi më i rëndë që mund t’i bëhet një gruaje. Ajo tutje ka shkruar se është e papranueshme jo vetëm për një grua por për çdo qenje njerëzore, dhe e patolerushme kur kjo gjuhë përdoret nga një ish Avokat i Popullit.

“Kurteshi si nje avokues i të drejtave të njeriut, ka shkelë rëndë mbi këto vlera dhe parime të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.Lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet publikisht nga deklarimet e zotit Kurteshi.Mosdistancimi nga një gjuhë e tillë denigruese është porosi e dëmshme për vet diskursin e opinionit publik.Prandaj institucionet dhe shoqëria duhet ta dënojnë ashpër dhe te marrin masa konkrete karshi këtij fenomeni”, ka shkruar Deliu.

Shpërndaje në rrjete sociale