Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se do të bashkqeveriste me Vetëvendosjen pasi synon pozitën e presidentit dhe jo të kryeministrit.
“Shikoni, dallon gara, se është e vërtetë se është risi, sepse u tha që është hera e parë që garoj për president, nuk kam garuar ndonjëherë. Unë gjithmonë kam garuar për kryetar qeverie, kam arritur të bëhem në dy raste, herave tjera jo, nejse në disa zgjedhje s’kam qenë këtu, kam qenë nëpër Haga, ku janë edhe bashkëluftetarë tjerë. Kësaj here shkoj drejt edhe sinqertë, pra nuk e mashtrojë opinionin as forcat politike”, deklaroi Haradinaj në TVDukagjin.
Ai thotë se AAK-ja synon bashkëqeverisje por jo edhe kryetarin e qeverisë, transmeton arbresh.info.
“Në rast të një marrëveshje Aleanca nuk synon kryetarin e Qeverisë, nuk synon ndonjë përgjegjësi, synon presidentin edhe pjesëmarrjen në Qeveri, bashkëqeverisje. Nuk e di kush do t’i fitojë zgjedhjet, ne po punojmë, zor e kanë t’i fitojnë, rritje do të kemi si Aleancë, do të vërtetohet në këto zgjedhje dhe jemi të interesuar të bashkëqeverisim. Tash nuk po hi t’i kundërshtojë partitë tjera, tash pak është risi, ndoshta ju duket q po i ruaj të gjithë por nuk e di që jam duke e sulmuar ndonjë parti tjetër”, është shprehur Haradinaj./arbresh.info/
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...